Beogradi thotë se në Kosovë ka ndikimin me të fuqishëm që nga viti 1999

 

Drejtori i Zyrës qeveritare për marrëdhënie me medie, Milivoje Mihajloviq, duke folur për trazirat e 17 marsit 2004, ka thënë se pas 11 vjet pas këtyre trazirave, Serbia e ka ndikimin më të fuqishëm në Kosovë që nga viti 1999 dhe se serbët e Kosovës janë më së të sigurt tani se sa që ishin atëherë.

“Aktualisht Shteti i Serbisë ka ndikimin më të fuqishëm në Kosovë që nga viti 1999 dhe kjo vërehet edhe përmes dialogut të Brukselit”, ka thënë Mihailoviq për agjencinë tanjug, transmeton koha.net.

"Askujt nga serbët e Kosovës nuk i bie ndër mend të pranojë presionin politik për të jetuar në të ashtuquajturën Republikë e pavarur e Kosovës”, ka thënë Mihailoviq dhe ka theksuar se në Kosovë nuk mund të zgjidhet asgjë pa bashkësinë ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?