Berat Buzhala: Mesa di unë, Basha nuk ka qenë kreu i UNMIK

Vazhdojnë deklarata nga Prishtina në lidhje me akuzat e rreme që Edi Rama ka ngritur ndaj kruet të opozitës shqiptare, Lulzim Basha.
Është sërish gazetari i njohur nga Kosova, Berat Buzhala ai që bën ironi me këto akuza, ndërsa tregon se cili ka qenë roli i shqiptarëve të Shqipërisë në organizatën e UNMIK-ut.
Buzhala tregon edhe disa episode gjatë gjyqeve në Prishtinë, ku përkthyesit ishin nga Shqipëria dhe nuk rakordoheshin me atë që thonin të akuzuarit apo gjykatësit e prokurorët.

Reagimi i plotë i Berat Buzhalës:

Une si gazetar, pas perfundimit te luftes, i kam percjelle gjykatat, kryesisht gjykimet qe beheshin kunder komandanteve te UÇK’se. Me kujtohet nje gjykim i Sabit Gecit. Ne seance perkthejke nje i Shqiperise, nuk ka qene Lul Basha e as çika e Berishes, por ketu nuk eshte esenca.

“Ku je kane ti”, e pyetke prokurori nje te akuzuar?

“Une jam kane ne lug te livadhit, e ai tjetri osht kane me nifar trapi”, i thojke i akuzuari.

Ky perkthyesi i Shqiperise mendojke qe ky kur po fole per trap, e ka fjalen per nje person tjeter, edhe thojke “he was together with an asshole”. Ky komandanti kur thojke trap mendojke ne hendek.

Ose kur e ka pas pyet gjyqtarja Sabitin per nje femen qe punojke me nje striptiz bar ne Vranjevc.

“Mister Geci did you have sex with one of the girls that was working there”.

Perkthyesi pa nje pa dy: Gjyqtarja po pyet: Zoti Geci a keni beri seks me njeren prej vajzave qe ka punuar aty?

Ne salle kish familjar te te akuzuareve. Vec kur ja kane nise me bertite: Hej djalo, kqyr çka po perkthen aty.

Me fjale te tjera stafi i Shqiperise qe ka punu ne UNMIK pak a shume kete rol e ka pase.

Gjithe kjo fushate e te majtes, bashke me mediat qe i kane ne dispozicion, me e portretu Lul Bashen si tradhtar une po besoj qe burimin e kane te sondazhet. Nuk çohet njeri me mend ne kry me i ra gurit e drunit, me krejt fuqine propaganduese, me e sulmu shefin e opozites pse ka punu me nje mision legal ne Kosove, çfare ka qene misioni i UNMIK’ut. Me UNMIK’un, ne hallka te ndryshme te tij, ka punu Thaçi, Rugova, Haradinaj, dhe 2 milion te tjere kosovare.

Dikush ka punu ne drejtesi, dikush ne sektor te mediave, dikush te policise e dikush te prokurorise. Luli shef i UNMIK’ut, me sa mu me kujtohet, nuk ka qene.

© SYRI.net

SHKARKO APP