Berat Buzhala reagon kundër Sokol Ballës dhe Edi Ramës

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar sot për një kronikë të transmetuar në Top Channel.  Në një status në Facebook, Buzhala shpjegon se nuk ka asnjë lidhje me raportimin që bëhet nga televizioni, ndërsa sulmon ashpër drejtorin e informacionit në “Top Channel”, Sokol Balla dhe Kryeministrin Edi Rama

Postimi i Berat Buzhalës. Ndër te tjera ai shkruan se:

– Top Channel, sot ne nje kronike ne menyre perfide me paskan lidhur me do takime te medha rajonale, ne te cilat une po bej konspiracion per ta rrezuar te dashurin e tyre Edi Rama.

Pjese e grupit tim, ose une pjese e nje grupi tjeter, qenka edhe Damir Fazlliq dhe Saso Mihajllkovski. Kete kronike e paskan bazuar ne nje shkrim te nje portali te njohur, qe une personalisht kurre nuk ia kam degjuar emrin me heret.

Per t’i ikur pergjegjesise juridike, gjate kronikes se Top’it, nuk permendet emri im, vetem se gjate gjithe kohes sa shkonte ajo kronike, e njejta ilustrohej me faqen e pare te portalit te njohur, ku une jam ne foto me keta persona.

Sigurisht qe kjo eshte hakmarrje e Edi Rames, permes lavires te tij mediale, Sokolit, ndaj opinioneve te mia per situaten politike ne Shqiperi.

Sipas logjikes se kronikes, une, ne bashkepunim me sherbimet e huaja, po ia duam fundin Qeverise Rama, duke perdorur nje konspiracion shume te komplikuar Ballkanik. E gjitha kjo bazuar ne nje shkrim sharllatanesk – me burime anonime – te botuar ne nje portal qe e lexon vetem pronari i tij dhe Top Channel.

I njejti shkrim, pastaj, eshte replikuar edhe ne shume media tjera. Mirepo per shkak qe ai ishte transmetuar nga Top Channel, ai nuk konsiderohej me spekulim i nje sajti anonim, por si informate e Top Channel. Kjo eshte e tmerrshme.

Kjo padyshim qe ishte nje goditje jashtezakonisht e ulte. Nuk eshte qe u gezova kur e pashe nje gje te tille. Une per Damir Fazlliqin kam degjuar vetem nga mediat shqiptare. Per Sasha Mihajllkovin kam degjuar vetem nga pergjimet e Zaev’it. Nuk i kam takuar kurre ne jete.

Do te provoje te merrem juridikisht me kete ceshtje.

SHKARKO APP