Berisha: Rama dhe Thaçi tradhëti Kosovës, ”Minishengeni” një Jugosllavi e re

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar raportet aktuale mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku thotë se problemi kryesor në këto kohë është tradhëtia shqiptare ndaj Kosovës. Në një intervistë për ”AbcNews”, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Kosovës, HashimThaçi se po i shërbenin Serbisë së Madhe dhe Presidentit “gangster Aleksandër Vuçiç”. Berisha foli edhe për padinë e Ramës ndaj Haradinajt, duke thënë se është rast unik në botë, ndërsa mini-shengenin e cilësoi si një Jugosllavi të re.

Intervista e plotë 

Dëgjojmë terminologji të ndryshme, a ka një problemb shqiptaro-serb, apo Kosovë-Serbi?

Problemi më i mprehtë sot është tradhtia shqiptare ndaj Kosovës. Serbia është ajo që ka qenë fantazma e Serbisë së madhe do të duhen dekada ndoshta shekuj për të dalë nga Beogradi. Presidenti aktual serb është po aq serbomadh sa ç’ishte paraardhësi i tij Millosheviç, por ky është presidenti më filorus në historinë e shtetit serb.

Kurse kemi të bëjmë me këtë periudhë me tradhtinë e dytë të madhe kombëtare të shqiptarëve ndaj Kosovës. Rrethanat janë të ndryshme, është e vërtetë se në Tiranë dhe në Prishtinë argatët e Beogradit punojnë për Serbinë e Madhe, por nga ana tjetër nuk është absolutarizmi i Titos dhe i Enver Hoxhës të diktojë ritmet që duan.

Fatkeqësia shqiptarë eshtë se kreu i ekzekutivit shqiptar Esat Toptani i Ri, apo Edvin Kristaq Zografi Bis, kreu i presidencës në Kosovë apo miladini shqipfolës, argat i mirëfilltë i Beogradit dhe individë të tjerë përdorin milionat e tyre dhe të Beogradit për të promovuar idenë e serbomadhisë, ndërmarrin hapa konkrete. Sot po ti hedhësh një sy planetit nuk gjen një kurrë një kryeministër që ka paditur në gjykatë një kryeministër tjetër përveç kreun e ekzekutivit shqiptar që ka paditur kryetarin e qeverisë së Kosovës, pasi është bërë i kapërcimin e tij për projektin e serbisë së Madhë në copëtimin dhe ndarjen e Kosovës, në atë që quhet minishengen dhe që në fakt është Jugosllavia e Re.

Ky punon me aq zell sa ç’punonte Enver Hoxha për përfshirjen e Shqipërisë si republikë e 7 edhe ky për vasalizimin e Shqipërisë ndaj Beogradit. Problemi më madhor sot është habia shqiptare.

Habitë janë dy llojesh mahnitëse për pozitivitetin e tyre po janë po kaq negative dhe të zeza dhe kjo në fakt është habia më negative në historinë e kombit.

Idea është se ne mund të luftojmë me njëri-tjetrin në Ballkan dhe të vritemi me njëri-tjetrin siç kemi bërë, por besoj se duhet të vijë një moment që duhet të bëhet paqe. Si bëhet paqja?

Paqja bëhet siç bëhet gjithmonë mes dy vendeve të lira dhe të barabarta. Kemi të bëjmë me një ide që e ka ndjek Ballkanin prej 100 vitesh. Idea e Serbomadhisë krijoi luftat më të përgjakshme ballkanike, krijoi luftat më të përgjakshme në shekullin e kaluar, kjo ide u provua katastrofike për Ballkanin atëherë çdo ide përpjekje, hap të hergjemonisë serbe është hap drejt luftës, konfliktit dhe destabilitetit.

Së dyti padiskutim që marrëveshjet janë shumë të rëndësishme, që edhe një politike platformë pajtimi mund të merret, por mos harro që në një kohë kur Kisha Fondamentaliste Serbe ka pranuar se janë kryer krime në Kosovë, presidenti aktual i Serbisë që është një gangster i pashembull në Ballkan probabilisht i lidhur me grupet më kriminale në serbi, vëllai i tij është në hetim për herbarin e Vojvodinës.

Ish-ministri i komunikimit të Millosheviçit sot mohon masakrat e kryera në Kosovë. Këtyre që ju pëlqen që të krahasojnë raportet franko-gjermane, janë imbecil politik sepse nuk lexojnë historinë.

I madhi Adenauer nuk u ul me pasardhësit e Adolf Hitlerit me zyrtarë të tij. Sharl De Gol u ul në tavolinë me Adenauer që ishte i përndjekur i Hitlerit, kjo ndodhi ku gjermanët pranuan fajin kolektiv dhe bënë të gjithë reparacionet për dëmet që kishin pranuar me luftën, pranuan fushatën e zhvilluar në Gjermani se ti je fajtor, pllakatat që mbushën Gjermaninë me dhomat e gazit dhe gjermanët reagonin “kurrë më”.

Unë nuk po krahasoj raportin e Gjermanisë Naziste dhe botës në atë kohe, por ta zvogëloj me situatën e vogël me shqiptarët nuk la gjë pa bërë Millosheviçi,vërtet nuk ndërtoi dhoma gazi por rreth 2200 trupa të shqiptarëve të Kosovës nuk e dime se ku janë, i ka hedh trupat në Danub apo i ka gropos nuk e dime, plus me dhjetëra mijëra viktime, shkatërrimin e mbi 127 shtëpiuve dhe objekteve sociale në Kosovë spastrimin etnit të mbi 1 milionë shqiptarëve këto që përmendin raportet frango-gjermane ose i përmendin si vasal të Beogradit dhe të tillë janë në të vërtetë ose si embicil politik dhe mjeranë.

Në Kosovë nuk ka ende qeveri, ndërkohë që ndodhin shumë zhvillime dhe kjo i kushton shumë vendit?

E dëgjova zotin Bytyçi se unë dhe në 92′ i kisha thënë Mitsotakis se në çështjet e brendshme të Kosovës nuk ndërhyj dhe natyrisht unë jam i konceptit se interesi kombëtar është një dhe i pandarë. Pra nuk kam ndërhyrë kurrë, por kur argatët nxorën në treg territoret e Kosovës kam ndërhyrë mënyrën më të fuqishme që unë kam.

Teza për shkëmbimin e territorit nuk është vetëm çështje e brendshme?

Jo kjo është cështje e të gjithë kombit se ka disa çështje kombi që i ka të listuara.

SHKARKO APP