Berisha: Situata në Deçan drejt përmirësimit nga helmimi masiv

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha, thotë se rastet nga helimimi masiv po bien. Po ashtu ai ka treguar se situata e krijuar prej një javë atje është duke shkruar drejt përmirësimit.

“Lirisht mund të them se gjendja është në përmirësim e sipër. Numri i pacientëve është në rënie që na jep me kuptu në aspektin klinik që jemi në bishtin e epidemisë si quhet në gjuhën e mjekësisë. Do me thënë në 24 orët e fundi i kemi vetëm 74 të cilët janë duke marrë terapi me simptomatologji që kishin deri më tani. Kjo është normal dhe ne presim që në tre-katër ditët e ardhshme pjesa dërmuese e pacientëve të ndalet. Mbesin një numër i konsideruar i pacientëve tek të cilët është shkaktuar ndoshta një infeksion më i rëndë. Por pacientëve të cilëve iu zgjat pak më tepër nuk duhet të shqetësohen përshkak se kjo është e rikuperueshme. Këshilloj pacientët e Deçanit që atyre që iu zgjat më shumë mos të shqetësohen sepse varet prej nivelit të infeksionit”.

Berisha ka potencuar edhe njëherë se analizat për atë se si ndodhi helmimi i qytetarëve të Deçanit janë duke u bërë në vazhdimësi e mostrat e ujit po merren jo vetëm në pikat ku ka dyshimet por në gjithë komunën. Më 11 korrik në Deçan u raportuan rastet e para të dyshimeve të helmimit të banorëve atje, numër ku që kaloi mbi 1500 persona të helmuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?