Berisha: Vuçiç, Rama, Thaçi edhe këpucët i blejnë njëlloj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social një foto ku duken kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidentët Thaçi e Vuçi si dhe gazetari Baton Haxhiu.

Në foto, të kartërt personat në fjalë kanë veshur të njëjtat këpucë. Berisha e ka postuar foton në rrjetin social si një ironi ndaj deklarimeve të fundit të Ramës, i cili shpesh është akuzuar si bashkëpunëtor me Vuçiç e Thaçin në shtyrjen përpara të idesë për shkëmbimin e territorit. Vetëm pak ditë më parë, Rama do të shprehej se jo vetëm që ka qenë kundër, porse do të kallëzonte penalisht dhe kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj, i cili është shprehur gjithashtu disa herë se Rama ka qenë pro idesë së shkëmbimit të territoreve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?