Bërnabiç flet për tregtinë, Kurti i kërkon njohjen e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti është takuar sot për herë të parë më homologen serbe, Ana Brnabic, të cilës i ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Dy kryeministrat u takuan në Samitin e Berzhit në Londër, ku duket se e nisën ditën me “këmbën e parë” duke u fotografuar krah njëri-tjetrit në margjinat e samitit.
Por pas nisjes së këtij takimi, dy kryeministrat patën edhe përplasjen e parë publike, pasi Brnabic kërkoi më shumë bashkëpunim rajonal për tregtinë.
Por kryeministri Kurti i është përgjigjur se për forcimin e marrëdhënieve tregtare Serbias duhet të njohë Kosovës.
Detajet e këtyre diskutimeve u bënë të ditura nga zëvendës presidenti i BERZH-it, Jurgen Rigterink.
Sipas tij, Kurti ka mbrojtur zotimin e tij për vendosjen e masave të reciprocitetit dhe heqjen e taksës ndaj importeve serbe.
“Diskutim fantastik në Samitin e BERZH-it për investime në Ballkanin Perëndimor. Kryeministrja e Serbisë ka argumentuar se zhvillimi i tregtisë rajonalë është kyç për sigurinë në Ballkan. Kryeministri Albin Kurti është pajtuar por ka kërkuar e Kosovës”, ka shkruar zv. presidenti i BERZH-it.
Në Londër po marrin pjesë gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. BERZH ka njoftuar se këtë vit planifikon të investojë një miliard euro për rajonin.
Marrëveshja për ndërtimin e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë është konsideruar si një nga investimet kyçe për Kosovën
Por kryeministri Kurti nuk i ka përkrahur marrëveshjet e fundit me Serbinë për hekurudhën dhe ndërtimin e autostradës, duke thënë se ato u nënshkruan pa dijeninë e Qeverisë.
Kryeministri në fjalën e tij, citohet të ketë folur për diasporën e Kosovës dhe për investimet e tyre.
“Ne kemi një diasporë të madhe dhe investimet e tyre do ta ndihmonin Kosovën edhe më shumë”, ka thënë Kurti.