”Beteja” Kosovë-Serbi, zhvendoset në Nju Jork

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara është fushëbeteja diplomatike e radhës për Kosovën dhe Serbinë. Debatet atje nisin në 25 shtator dhe zgjasin deri në 1 tetor.

Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ka mbërritur tashmë në Nju Jork për atë që konsiderohet si mundësi e mirë që vendi të lobojë mbi çështjet në interes të tij. Pjesë e tij do të jenë edhe Presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj, të cilët së fundi u përplasën sërish në distancë për kufijtë.

Kreu i shtetit kosovar e ka theksuar vazhdimisht se plani i tij i korrigjimit të kufijve është në funksion të arritjes së një marrëveshjeje paqësore me Beogradin, nga e cila Kosova do të përfitonte dritën jeshile të anëtarësimit në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë OKB-në.

Swiss Digital Desktop Reklama

Haradinaj nga ana tjetër është përpjekur të tregojë se nuk është kundër ujdisë, përkundrazi i intereson arritja e një marrëveshjeje detyruese ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por kjo sipas tij, nuk duhet të ndodhë përmes territoreve dhe kufijve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?