Biberaj: Pa u tharë boja e marrëveshjes së Uashingtonit, miku i Ramës dhe Thaçit kërkon nga Izraeli mosnjohjen e Kosovës
Ish-zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Aleksandër Biberaj në një analizë të tijën të marrëveshjes së nënshkruar 3 ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, deklaron se pa u tharë ebde boja e asaj marrëveshjeje të 4 shtatorit ne Uashington, miku i Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, Vuçiç e shkel atë me të dyja këmbët duke i kërkuar Izraelit që të mos e njohë Kosovën!
Reagimi i plotë i Aleksandër Biberaj
Ajo qe kisha paralajmeruar qe me daten 4 shtator pas firmosjes se marreveshjes se “serbet nuk do ta zbatojne kete marreveshje”, fatkeqesisht ndodhi pa kaluar as 72 ore, pasi Vucic i ka kerkuar kryeministrit te Izraelit Netanjahu qe te mos e njohe Kosoven. Keta jane serbet, kjo eshte diplomacia serbe. “Me vjen keq” per urrate e Edi Rames te Hashim Thacit dhe te disa te tjereve qe e quajten “Marreveshje Historike”, ” Dite e Shenuar per Kosoven” e keshtu me radhe. Dite Historike per Kososven ishte Clirimi i saj nga okupacioni mbi 100-vjecar serb dhe Shpallja e Pavaresise se saj, dhe jo marreveshja komerciale ne interes te Serbise e 4 shtatorit, qe Serbia e shkeli pa i’u thare boja. Detyrohem ta them per te disaten here se Serbia dhe serbet njohin vetem gjuhen e forces, gjuhen e detyrimit, pasi ndryshe nuk marrin vesh, dhe e kam bindje se po te kembengulte delegacioni kosovar vetem per njohjen, ta bente kauze te vetme, presioni i SHBA-se dhe i Presidentit Trump qe shquhet per presione kur ai don, do ta detyronte Serbine qe ta njihte Kosoven, pasi ka argumente pa fund ne favor te njohjes. Gjithsesi Kosova eshte e Pavarur dhe Sovrane edhe pa njohjen e Serbise:) Serbia dhe serbet do ta njohin zyrtarisht (de juro) Kosoven vetem nga presioni i forte/detyrues nderkombetar (SHBA dhe BE), pasi de facto e kane njohur qe kur Kosova eshte cliruar, dhe kjo per arsyen e thjeshte, pasi nuk e kane me Kososven, le ta mbajne sa te duan ne preambulen e kushtetutes se tyre se “Kosova i Metohija jane pjese e Serbise”