Biden i shkruan Thaçit: Ruajeni besimin! Gjërat do të përmirësohen

Ish-Zëvendëspresdenti dhe kandidati i demokrateve për presidenti të SHBA-së, Joe Biden në letrën dërguar presidentit Thaçi, ka lënë një dedikim interesant, të cilën Biden e ka shkruar me dorë.

Në letrën e plotë, të cilën e ka publikuar presidenti Thaçi në profilin e tij në Facebook, Biden ka lënë një dedikim në fund të letrës, një pjesë e së cilës tashmë është bërë publike.

“PS: Ruajeni besimin! Gjërat do të përmirësohen”, ka shkruar në fund të letrës Biden.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se Biden ka krijuar një marrëdhënie shumë emocionale me qytetarët e Kosovës. Afër kampit Bonsteel, për nderë të shërbimit të djalit të tij për Kosovën, është ngritur edhe një shtatore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?