Biden jep vaksina për Kosovën, Osmani: Dëshmi e mbështetjes

Presidenti amerikan Joe Biden do t’i dhurojë Kosovës një numër të konsiderueshëm të vaksinave kundër Covid-19, por nuk dihet sesa doza konkretisht. Presidentja Vjosa Osmani, thotë se Biden i’u përgjigj pozitivisht kërkesës së saj për mbështetje në vaksina.

“Më 19 mars 2021, i kam shkruar Presidentit Biden duke kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për dhurimin e vaksinave në kohën kur Kosova ishte i vetmi shtet në Evropë që ende nuk kishte filluar administrimin e tyre. Më 19 Prill 2021 Presidenti Biden u përgjigj pozitivisht në të cilën ai u zotua për ta trajtuar kërkesën tonë rreth vaksinave. Sot, ne jemi të lumtur të njoftojmë se Presidenti Biden, në emër të SHBA-ve, ka vendosur të dhurojë një numër të rëndësishëm të vaksinave Covid-19 për Republikën e Kosovës”.

Ndërsa shpreh falënderimet, Osmani thekson se kjo është dëshmi e mbështetjes së palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

SHKARKO APP