Biden kërkoi nga Serbia njohjen e Kosovës, reagon ashpër Igumeni i manastirit të Deçanit Janjiç

Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, ka reaguar ashpër pas deklaratës së presidentit amerikan Joe Biden, i cili kërkoi njohje nga Serbia të Kosovës. Përmes një postimi në ‘Twitter’ Janjiç tha se;  “Dhjetëra mijëra njerëz të dëbuar nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Kishat tona (serbe) u dogjën gjatë kohës së ‘paqes’ dhe ku historia dhe e drejta jonë për të ekzistuar janë mohuar …”.

Reagimi i tij vjen pasi presidenti aktual i SHBA-ve, Joe Biden, i dërgoi një letër presidentit serb, Aleksandar Vuçicc, me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë. Në të ia kërkoi edhe njohjen e Kosovës, si kriter drejt anëtarësimit në BE.

“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, u tha ndër tjera në letrën që Biden ia ka dërguar presidentit serb.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?