Bie dritarja e shkollës gjatë orës së mësimit, plagosen dy nxënës

Një incident ka ndodhur ditën e djeshme në shkollën fillore “Zenel Salihu” në zonën e Fushë Kosovës, ku gjatë orës së mësimit një dritare ka rënë nga vendi dhe ka plagosur dy nxënës.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë Islam Shabani. Shabani ka bërë të ditur se nxënësit nuk kanë pasur lëndime të rënda. Më tej drejtori i arsimit ka treguar se në klasë në momentin e incidentit i pranishëm ka qenë edhe kujdestari i asaj klase.

Ai ka treguar:

Po incidenti ka ndodhur në klasën e 7 të kësaj shkolle. Gjatë orës së mësimit dritarja ka ra nga vendi dhe i ka lënduar dy nxënës, fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime të rënda. Drejtori i ka dërguar nxënësit e lënduar në shtëpinë e shëndetit në Fushë Kosovë dhe të njëjtit janë liruar për në shtëpi pas kontrollit mjekësor.”

Ndryshe, dega e PDK-së në Fushë Kosovë përmes një njoftimi për media ka thënë se ky rast është tentuar të fshihet nga drejtori i Arsimit në këtë komunë, Islam Shabani.

Ata deklarojnë:

Merret vesh se armaturat e skeleve kanë rënë në dritaret e shkollës ku po mbahej mësimi me ç’rast kanë goditur nxënësit, ku dy vajza kanë marrë lëndime në kokë dhe shpinë. Për më tepër ngjarja nuk është bërë e ditur as në polici e as në QKMF të Fushë Kosovës, pasi nga kërcënimet e Islam Shabanit, nxënësit janë dërguar në QKUK, duke tentuar që gjithçka të kalojë në heshtje.”

SHKARKO APP