Bie ethja e miut në Kosovë: Mos hani frutat e pyllit të palara

Placeholder Image

Në Kosovë është shënuar rasti i parë i etheve të minjve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në një njoftim për rastin ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos përdorin fruta mali të palara sepse mund të preken nga kjo sëmundje.

Instituti i shëndetësisë thekson se për çdo vit paraqiten raste sporadik të tilla, të cilat në Kosovë janë të përhapura, në rajonin e Dukagjinit, rajonin e Karadakut dhe rajonin e Shalës.

Sëmundja përhapet me ushqim, nga ajri dhe me kontakt., prandaj apelohet për kujdes gjatë ruajtjes së ushqimit, ndërkohë që konsumimi i manave të palara mund të shkaktojë sëmundje vdekjeprurëse”, thuhet në njoftim.

Instituti i shëndetit apelon se të sëmurët duhet kërkojnë ndihmë pa vonesë pasi mund të paraqiten komplikime, e mund të bllokohen veshkat.

SHKARKO APP