Bie numri i kosovarëve që iknin ilegalisht për në Hungari

Numri i personave nga Kosova që ilegalisht hyjnë në Hungari në përpjekje për të ikur në Perëndim, vazhdon të shënojë rënie, tregojnë të dhënat e publikuara sot nga policia hungareze.

Në 24 orët e fundit, gjatë hyrjes ilegale në këtë shtet nga Serbia janë zënë 425 persona, që paraqet një rënie të vogël krahasuar me një ditë më parë. Me këtë rast, kundër 7 personave është nisur procedurë për trafikim të njerëzve, ndërsa kundër tre vetave për falsifikim të dokumenteve, raporton KP.

Në territorin e qarkut kufitar Çongrad, gjatë kalimit jolegal të kufirit janë ndaluar 281 persona, 45 më pak se dje, shumica nga Kosova, ndër të cilët edhe 46 fëmijë. Migrantë ilegalë, kryesisht nga Kosova, por edhe një numër i vogël sosh nga Afganistani, janë zënë edhe në pjesë të tjera të kufirit me Serbinë. Policia hungareze njoftoi se të gjithë të zënët kanë kërkuar azil dhe se janë dorëzuar në kompetenca të shërbimit të migracionit.

SHKARKO APP