Bie numri i viktimave në Kosovë, 4 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 157 raste të reja

Kosova ka shënuar sot 4 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, sa gjysma e shifrës së djeshme.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 157 raste të reja , 52 prej të cilave në Prishtinë ndërkohë Gjilani ka shënuar 15 raste, Gjakova  dhe Prizreni 12 kurse Vushtrria 11.

NJOFTIMI NGA IKSHPK

Swiss Digital Desktop Reklama

154 TË SHËRUAR DHE 157 RASTE ME COVID-19!

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 511 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 157 raste pozitive. .

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Malishevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Graçanicë, Kaçanik, Skenderaj dhe Zubin Potok.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?