Bie numri i viktimave, regjistrohen 133 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit, të ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 133 qytetarë të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 2 qytetarë. Sa i përket të shëruarave në 24 orë ato janë 805, ndërsa numri aktual i rasteve aktive është 6.077.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

23 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.925 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.226.063 doza të vaksinës.

Deri më sot 474.783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.139 testime, 133 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 805 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150.625.

Në total numri i rasteve aktive është 6.077.

SHKARKO APP