Bie qeveria, Kosova në zgjedhje

Qeveria e Kosovës nuk i ka bërë ballë mocionit të iniciuar nga Nisma për Kosovën.

Në seancën e mbajtur këtë të mërkurë, përveç opozitës, mocionin e kanë përkrahur edhe deputetë të pozitës, njofton Klan Kosova.

Pas kësaj Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa, është qeveri në shkuarje dhe se vendi përfundimisht do të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditëve – sipas afatit kushtetues.

Mocioni është hedhur në votim pas një debati të gjatë në Kuvendin e Kosovës, ku deputetë të PDK-së dhe LDK-së kanë drejtuar akuza ndaj njëri – tjetrit.

Mocionin e mosbesimit e kanë votuar 78 deputetë, 34 kanë qenë kundër dhe 3 kanë abstenuar.

SHKARKO APP