Bilanc tragjik në Kosovë, 4 gra shtatzëna vdiqën për një javë nga Covid-19

4 gra që ishin në pritje të ëmbël, humbën jetën këtë javë duke shkaktuar një bilanc të rëndë dhe tragjik për vendin.

Fikrete Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit nuk u mbijetoi pasojave që ia solli Covid-19, ashtu sikurse nuk jetoi më shumë se tri ditë edhe e vogla, Klea ngase u lind para kohe.

Të premten Covid-19 i mori jetën edhe një 28 vjeçareje nga Vushtrria, po ashtu shtatzënë. Liberta Selaci po trajtohej në njësinë intensive të QKUK-së. Ajo ishte 25-javëshe shtatzënë.

Me 1 shtator humbi jetën dhe një tjetër grua shtatzënë. Ajo jetonte në Gjermani, prej nga kishte ardhur në Gjilan për pushime, dhe nuk ka qenë e vaksinuar.

SHKARKO APP