Bilanci i Covid-19 në Kosovë, për 10 muaj ndërruan jetë mbi 1 mijë persona

Janë bërë dhjetë muaj që Kosova është duke u përballur me pandeminë COVID-19. Gjatë kësaj periudhe mbi 1 mijë pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin.

Që nga 13 marsi 2020 kur u paraqit rasti i parë e deri më tani, numri total i rasteve pozitive është 53 mijë e 523 raste nga 195 mijë e 475 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Përveç numrit të lartë të rasteve, deri më sot në Kosovë janë shënuar edhe një numër i madh i rasteve të vdekjes nga ky virus, aktualisht kemi 1 mijë e 375 raste të vdekjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 613 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45 mijë e 613 raste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht numri i rasteve aktive është 6 mijë e 535.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.531 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 259 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 rast (52 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç), Vushtrri 1 rast (71 vjeç).”, ka njoftuar dje IKSHPK.

Kujtojmë se për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, Qeveria e Kosovës që nga fillimi i pandemisë ka marrë një sërë masash.

Aktualisht në fuqi janë masat të cilat kufizojnë lëvizjen e qytetarëve dhe punën e lokaleve të gastronomisë, varësisht zonës që gjenden qytetet, sipas numrit të të infektuarve gjatë një jave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?