Bilanci i së shtunës në Kosovë, 8 viktima dhe 88 raste të reja nga COVID-19

Kosova ka regjistruar 8 viktima këtë të dielë nga COVID-19. Nga ana tjetër janë 88 raste të reja si dhe 651 të shëruar.

Në krahasim me një ditë më parë fatalitetet janë dyfishuar kurse rastet mbeten në po të njëjtat nivele.

“Nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062. Në total numri i rasteve aktive është 4.800. ”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

SHKARKO APP