Bilanci në Kosovë, 9 viktima dhe 548 raste nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID-19 në Kosovë ka shënuar 9 viktima dhe 598 raste të reja në 24 orët e fundit.

Nga 4 mijë e 193 testime, më shumë raste ka pasur në Prishtinë 250, ndjekur nga Peja 34 dhe Mitrovica 31.

Ndërkaq viktimat kanë qenë në Gjakovë 2, Mitrovicë 2, Prisëhtinë 2 dhe nga 1 në Ferizaj, Istog dhe Viti.

NJOFTIMI NGA IKSHPK
301 TË SHËRUAR DHE 548 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.193 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 548 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (84, 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 70 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Istog 1 rast (69 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 73.048 raste nga 329.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.649 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 301 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.986 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.413.Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 250 raste, Pejë 34 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjakovë 29 raste, Gjilan 22 raste, Lipjan 20 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Vushtrri 16 raste, Ferizaj 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Deçan 8 raste, Klinë 8 raste, Prizren 8 raste, Rahovec 8 raste, Skenderaj 8 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Novobërdë 4 raste, Istog 3 raste, Drenas 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Malishevë.Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

SHKARKO APP