”Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha dekorohet nga Presidenti Trump

”Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha, feston nesër 85-vjetorin e lindjes, dhe për ikonën e muzikës shqipe, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka dhënë medaljen e “Mirënjohjes”.

Shtëpia e Bardhë ka marrë vendimin për të dekoruar ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Lajmin e mirë e ka dhënë “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë”, të cilët kanë përcjellë edhe një ftesë për të gjithë artdashësit që duan të ndajnë emocionet e kësaj ngjarje të madhe për kombin.

“Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha në moshën 80-vjeçare është bërë shtetase e Shqipërisë.

Njoftimi i plotë

Tirana feston sonte ditëlindjen e “Mbretëreshës” së këngës shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Me rastin e 85 vjetorit të ditëlindjes së zonjës së madhe të këngës, Nexhmije Pagarusha, (Nderi i Kombit), presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar asaj medalje Mirënjohjeje.

Me këtë rast sot, në datën 6 maj 2018, ditë e dielë, ora 18,30 Shoqata RessEgnatia dhe Unioni Gazetarëve Shqiptarë, organizojnë në sallën e Universitetit të Arteve të Bukura, (Akademisë se Arteve) me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së Tij, Zotit Ilir Meta, Ministrave nga Shqipëria dhe Kosova, Akademikë dhe personaliteteve të fushave të ndryshme:

Ju ftojmë të bëhemi bashkë në nderimin e artistes së madhe Zonjës Pagarusha!

SHKARKO APP