“Bild” vë alarmin: “Ortek azilantësh nga Kosova”
“Ortek azilantësh nga Kosova” e quan gazeta më e shitur në Gjermani, “Bild”, fluksin e emigrimit masiv të kosovarëve drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të perëndimit. Ky titull sot ka zënë vend në ballinën e kësaj gazete. Gazeta me qarkullim mbi 2.5 milion kopje në ditë ka vënë azilantët që qendër të temave të së dielës. “Mbi 500 kosovarë e lënë vendin e tyre në ditë. Diplomantët bëjnë thirrje për masa urgjente për t’i parandaluar emigrantët që kërkojnë azil në shtetet e Evropës” – shkruan “Bild”. Eksodi i ikjes së shqiptarëve të Kosovës për në vendet e perëndimit ka arritur shifra alarmante. Kjo nuk mbahet mend që nga koha e represionit. Rezultat nuk ka dhënë as një rezolutë e miratuar në Kuvendin e Kosovës për ndaljen e kosovarëve që ta lënë vendin.(Express)