Bisedime për bashkëpunime midis ujësjellësit të Prishtinës dhe Tiranës

Bordi i Drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” sh.a. në përbërje kanë zhvilluar dje një seri takimesh të përbashkëta me Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizim Tiranë dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Gjatë këtij takimi siç edhe thuhet përmes një komunikate për media të Ujësjellësit Rajonal Prishtina, palët përveç që shkëmbyen eksperienca specifike për ndërmarrjet e tyre, ato diskutuan edhe për konkretizimin e mundësive dhe modaliteteve të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina sh.a. dhe Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizim Tiranë, shkruan ATSH. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?