Biserko: Serbisë i duhet ta njohë Kosovën
Ja një pjesë e intervistës.
Biserko: “Ndeshja e fundit në Beograd nxori në dritë gjendjen e marrëdhënieve të dy vendeve dhe ishte një shenjë e mirë nga të fillohet. Ndeshja nxiti shumë propagandë nga të dy palët por ishte shumë informative për pikën se ku janë marrëdhëniet.
Do doja të komentoja ndikimin e vetë incidentit.
Në Beograd ishte nxitja për t’i karakterizuar shqiptarët me steorotipin e armikut dhe me shumë deklarata armiqësore nga elitat politike.
Dhe provokimet me Shqipërinë e madhe ishte diçka që i shkon përshtat Serbisë sepse Serbia gjithmonë kishte shpresuar se Shqipëria do të bënte hapa për të ndarë Kosovën dhe kjo nuk ndodhi dhe mendoj se përfundimisht i është vënë pikë ndarjes në rajon.
Serbisë i duhet të njohë realitetin në Kosovë dhe të pranojë atë si shtet i pavarur.
Kjo është pika përfundimtare që do të ishte relevante për marrëdhëniet e të ardhmes mes serbëve e shqiptarëve në Kosovë por edhe midis Serbisë dhe Shqipërisë.
Marrëdhëniet janë shumë komplekse e shumë të vështira. Kanë nevojë të përmirësohen kërkon mature të madhe dhe mençuri nga elitat e dy vendeve”.