Biznesmeni vendos flamurin e Kosovës në Bjellorusi, tërbohen serbët
Kosova E Hënë, 27 Shtator 2021 03:36
Flamuri i Kosovës është valëvitur në vendin ku do të mbahen Lojërat e dyta Europiane “Minsk 2019”.
Ky flamur është vendosur në Bjellorusi nga politikani dhe biznesmeni i njohur serb, Bogojlub Karic.
Karic ditë më parë është rizgjedhur si President i Lëvizjes Forca e Serbisë.
Telegrafi serb shkruan:
Biznesmeni dhe udhëheqësi i Lëvizjes Forca e Serbisë, Bogoljub Kariç, i cili përfaqëson veten si një patriot i madh, i lindur në Pejë të Kosovës, njeh Kosovën e pavarur. Patrioti i madh i Kosovës madje ka vënë flamurin e Kosovës edhe para objekteve jashtë vendit, siç është qendra tregtare e madhe në Bjellorusi, ku shihet flamuri i një shteti të rremë që ai njeh”.