Blindohet veriu i Kosovës

Dhjetëra konvoje të forcave të KFOR-it janë nisur drejt veriut para pak minutash. Ata janë parë në lagjen Shipol, teksa lëvizin në drejtim të qendrës së Mitrovicës së Jugut e më pas në veri.
KFOR-i më herët paralajmëroi se do të dalë në rrugët e veriut për, siç thanë ata, të kryhen disa trajnime.

“Në ditët e ardhshme, KFOR do të kryejë një stërvitje në Kosovën e veriut”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. Trupat e KFOR-it do të lëvizin dhe vendosen përgjatë rrugëve kryesore në përputhje me mandatin e tyre nën RKSKB 1244″, thanë më herët KFOR.

Mirëpo, këto stërvitje sipas KFOR-it, po korrespondojnë me festën e 28 Nëntorit si dhe me ngritjen e tensionit të kohëve të fundit në atë pjesë të vendit.

Sidoqoftë, edhe më herët KFOR-i është parë në veri teksa përkujdeset për sigurinë. Këto forca ma herët thanë se gjithçka është nën kontroll.

SHKARKO APP