Bllokohen 3 mijë parfume “1 Milionë” fals në doganë
Dogana e Kosovës ka bllokuar një sasi të konsiderueshme mallrash kozemtike, parfume dhe kremera në sasi të konsiderushme, të cilët po futeshin në Kosovë si produkte origjinale.
Ngarkesa është kontrolluar dhe ekzaminuar nga ofricerët doganorë ku mallrat rezultuan të padeklaruar, deklarim të pasaktë dhe mallra me marka tregtare të cilat shkelin ligjin e drejtës dhe pronësisë intelektuale.
Oficerët gjetën mallra të markave të mbrojtura tregtare respektivisht brendin “1 Million” në sasi dhe paketime të ndryshme.
Sasia e parfumeve dhe preparateve tjera kozmetike ishte mbi 3200 copë, dhe vlera e tyre arrin në 15,000 euro.
Këto mallra janë konfiskuar, të njëjtat do ti nënshtrohen asgjësimit derisa kompania është gjobitur sipas ligjit.