Boiken Abazi: Poshtë Zajednica
Boiken Abazi, Zyrtari i VV’së ka reaguar ashpër në një postim në Facebook në lidhje me ambasadorin amerikan i cili pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës që u mbajt në një sallë të improvizuar. Ai ka kërkuar për të vizituar Kryeparparlamentarin Kadri Veseli. Ambasadori Greg Delawie, përveç kësaj, ka thënë se pushteti fitohet në kuti të votimit e jo me armë.
Abazi ka thënë se kush qëndron në krah të pushtetit nuk ka legjitimitet të flas për parime demokratike.
“Cilido diplomat i huaj me mision në Kosovë nuk mund të pretendoj që është me popullin e Kosovës duke qëndruar në krah të krimineleve, në pushtet që po e copëtojnë KS. Kush qëndron në krah të një pushteti autoritar nuk ka legjitimitet të flasë për parime demokratike. Nuk mund të jesh edhe partner i "Zajednices" edhe partner i nje Kosove te pavarur e sovrane, pasi njera anullon tjetren. Diplomatet vene e vine, ndërsa ne do jemi këtu deri në çlirimin e dytë të Kosovës! #PoshtëZajednica” ka thënë ai.
R.Shtylla