“Boll na prin’ karajfilat”, Çun Lajçi mesazh Albin Kurtit: Mos u bëj narcist, bëj koalicion me LDK-në e udhëhiq Kosovën
Poeti i njohur nga Kosova Cun Lajci ka një mesazh për kreun e Vetëvendosjes, i cili u thirr dy herë nga presidenti Thaçi për të mandatuar qeverinë e re.
Lajçi shprehet se Kurti duhet të lërë mënjanë veprimet narciste, duhet të bëjë koalicion me LDK-në dhe të udhëheqë Kosovën. Ai shprehet se Kurti duhet ta bëjë këtë gjë, që të mos e lërë Kosovën në duart e “karajfilave”.
Postimi i Çun Lajçit:
Lum Albini
Mos u ba si Micat pa mbiemna, m’u turrë me i hip kalit me bajrak n’dorë e me thye qafën tue zbritë kah bishti!
Unë s’jam i ditun si ti e të tjerët (edhe pse pak shkollë jete bana) me t’mësua si hipet e si zbritet pa u thye, si qeshet e si nderohet pa t’përqeshë, si punohet e si fitohet pa t’sha, si rritesh e s’bahesh mendjemadh!
Por mos kno m’thoshte baba kur qyqja knon se ia then rremin e kanga të nxihet!
Dhe m’beso, se nuk e kam për ty aç sa për vetën time e djalin tim që dua mirë me pa!
*
Miku im, s’po m’pëlqejnë përuljet, përkuljet kot s’koti, kur po përshendetësh, as buzagazi i tharpt, e s’di si Qosja (mentori yt) me t’këshillua keq! Sidoqoftë, kujdes, se demagogjia zbulohet leht n’përkulje koti!
Ti s’je ai i duhuni që duhet t’përkulesh!
Hiçu mendimeve narcisoide që t’i mbyllin dyert, se popullit duhesh me i çelë rrugë!
*
Gjarpnit mos ia kqyr sytë nëse ia ke dronë helmit e verbimit, po merrja mandatin e besoi vetes ma parë se Vjosës, Isës e Avdullahut, e lidh besë me ta e dy herë me veten, e bahu besnik për me kërkua besnikninë te ata, se boll na prinë karajfilat!