Bolton: Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur

Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje më shpejt të jetë e mundur. Ky mesazh u përsërit nga këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit të ShBA-ve, John Bolton, kur takoi në Shtëpinë e Bardhë ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar.

“Si aleatë të NATO-s, ne diskutuam për interesat tona ekonomike dhe të sigurisë në Evropë si dhe nevojën që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur. Unë i vlerësova shumë qëndrimet e tij”, tha Bolton në një mesazh në Twitter.

Reagimet e këshilltarit të presidentit amerikan vijnë menjëherë pas formimit të ushtrisë nga Kosova, vendim ky i mbështetur nga Uashingtoni, por i kundërshtuar nga BE-ja dhe NATO-ja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht nxitjes së Uashingtonit, raundi i ri i bisedimeve në Bruksel, nuk është thirrur ende nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, e cila e ndërmjetëson dhe lehtëson dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Formimi i ushtrisë nuk është shkaku i vetëm i ndalimit të bisedimeve. Kosova ka vendosur tarifa doganore sa 100 për qind e vlerës së mallit që importohet nga Serbia dhe Bosnja, masa për të cilat Brukseli ka bërë thirrje për t’u hequr disa herë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?