Bomba e Haradinajt: Rama pengesë për hapjen e negociatave të Shqipërisë

Kryeministri Ramush Haradinaj i kërkon Edi Ramës të mos përzihet më tepër se ç’i takon me punët e Kosovës.

“Po e kisha lut zotin Rama të rrijë në përgjegjësi të veta. Edhe ai sa Shqipëri sa… ku ti lypim ndihmë le tna ndihmon, por përgjegjësia e tij është Shqipëria në këtë rast. Mos ti japë vetes më shumë ngarkesë se edhe na jem ktu” – shprehet Haradinaj për Klan Kosova.

Sipas Haradinajt, nëse Brukseli dyshon se Rama farovizon ndarjen e Kosovës, rrezikon vendosjen e Shqipërisë në plan të mirë me BE-në, ku rrezikohen negociatat dhe jo vetëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket presionit për heqjen e taksës 100% që i është vendosur mallrave serbe, Ramush Haradinaj duket i palëkundur. Kundërshtarët e kësaj takse Haradinaj i sfidoi t’i zënë vendin si kryeministër. Ai përsëriti premtimin se përsa kohë të jetë kryeministër i Kosovës, taksa 100% ndaj mallrave serbe nuk do të hiqet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Haradinaj theksoi se ndasitë brenda faktorit politik shqiptar jo vetëm kanë konfuzuar Uashingtonin, por edhe kanë përçarë aleatët historikë të Kosovës, SHBA-në dhe BE-në, sa i përket zgjidhjes së problemeve të Kosovës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?