Bombë te Qeveria e Kosovës?!

Policia e Kosovës ka rrethuar zyrën e Administratës Pensionale të Kosovës, te ndërtesa e ish-Rilindjes në Prishtinë, pas dyshimeve për një mjet shpërthyes.

Zyra Rajonale për Informim e PK-së, ka konfirmuar për ‘EExpress’, se alarmin për mjet të dyshuar shpërthyes e kanë marrë orës 11:00 nga punëtorët e kësaj zyre.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po verifikon mjetin e dyshuar.

Zyra e Administratës Pensionale të Kosovës ndodhet në oborrin e ish-pallatit të shtypit që sot shfrytëzohet nga Qeveria e Kosovës për ministri të ndryshme, në qendër të kryeqytetit kosovar… (vijon)

SHKARKO APP