Braktis “Bratislavën”, Hyseni: Kosova s’u prezantua si vend i pavarur

Prezantimi i Kosovës me Rezolutën 1244 në nismën ministrore të Procesit të Pragës, e cila po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë, ka nxitur ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, që të largohet nga konferenca në mënyrë demonstrative.

“Ky denominim është i papranueshëm, ka theksuar ministri Hyseni, duke shtuar se nëse i bëhet çfarëdo reference Rezolutës 1244 , duhet t’i bëhet referencë e çartë edhe mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Pavarësinë e Kosovës, në pajtim me marrëveshjen e arritur në Bruksel, pra në pajtim me fusnotën e cila është aplikuar edhe në MSA të nënshkruar midis Kosovës dhe BE-së”, tha Hyseni.

Ministri Hyseni po ashtu theksoi se vetëm muaj më parë, ai kishte nënshkruar me FRONTEX-in marrëveshje bashkëpunimi me atë de nominim që ishte dakorduar edhe Brukseli, ku i bëhet referencë e çartë edhe mendimit të GJND-se.

Kjo konferencë si dhe vetë Procesi i Pragës si i tillë synon të forcojë edhe me shumë partneritetin midis vendeve pjesëmarrëse në fushën e migrimit të paligjshëm.

Ministri Hyseni ka theksuar në fund se Republika e Kosovës do të kthehet në këtë nismë posa të bëhen korrigjimet e nevojshme në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për përfaqësimin e Kosovës.

SHKARKO APP