Braktisi famën si kampion bote, kosovari i bashkohet ISIS
Valdet Gashi, shqiptari nga Kosova dy herë kampion bote në kick-boks dhe kampion tai-boksi për Gjermaninë braktis famën e tij për t’iu bashkuar grupit terrorist ISIS në Siri.
Gashi, 28 vjeç, i cili është i martuar, ka dy fëmijë dhe jetonin në Bavari të Gjermanisë pohoi se ai u bashkua me grupin gjakatarë terrorist "për të ndihmuar dhe për të kërkuar një përgjigje”.
Sipas gazetës gjermane ‘Augsburger Allgemeine’, tetorin e kaluar Valdet Gashi paralajmëroi se do të pushonte për një kohë të gjatë. "Më duhet një pauzë", tha dy herë kampioni i kick-boksit, 28-vjeçari nga Singeni buzë Liqenit të Konstancës. Ai i kishte arritur të gjitha që në sportin e tij arrihen: kampion bote në kick-boks, kampion gjerman në tai-boks. Gashi, i cili është rritur në Oberpfalz, kishte thënë se do të shkonte në Tajlandë për të marrë frymë dhe për tu trajnuar.
Edhe familja e tij i besonte kësaj.
Gashi thotë se megjithëse ai nuk e ka përdorur asnjëherë armën atje, ka parë ekzekutime barbare të cilat ISIS kryen në emrin e shtetit islamik sepse nuk është ky qëllimi thotë ai “ne shohim mos gjejmë nëse ka kontrabandistë, që sjellin ilegalisht mallra, për shembull cigare, alkool dhe drogë. Këto janë të ndalura plotësisht këtu”, shkruan Gashi.
Sipas informacioneve të shërbimit sekret gjerman një në 5 luftëtar gjerman në Siri është radikalizuar përmes këtij projekti.
-“Këtu janë shumë njerëz nga Gjermania”, konfirmon Gashi. Ai thotë se në Siri flet pothuaj vetëm gjermanisht dhe anglisht, arabishten thotë se e njeh vetëm sipërfaqësisht.
Gashi u radikalizua në shumë faqe në internet: rrjeti social i cili konsiderohet si makinë rekrutimi e Shtetit Islamik. Si asnjë grup terrori më parë ISIS ka mësuar që frontin virtual ta shfrytëzojë për qëllimet e tij. Në rrjet qarkullojnë video, që tregojnë brutalitetin më të madh të milicisë së ISIS-i . Por ata janë vetëm pararoja, një show i horrorit për Perëndimin, raporton Daily Mail.
Trofetë shkëlqyese, të cilat i kishte mbledhur përmes sportit, me gjasë nuk i mjaftonin. Si për ta mbyllur në faqen e tij në rrjetin social Facebook ai shkruan pas komenteve negative nga persona të ndryshëm se “Nëse më njihni vërtetë mua, ju do të duhet ta dini se unë nuk do të bëjë diçka të keqe. Por gjithsesi…. mbani këtë mendim për mua, nëse kjo ju bën të lumtur”, – shtoi ai.
Shërbimet e inteligjencës gjermane thonë se numri i shtetasve që luftojnë për ISIS është rritur në mënyrë të konsiderueshme që nga fillimi i vitit dhe tani ka rreth 650 anëtarë gjermane të grupit terrorist.