“Bro, bro, bro!”- Femra si stoli e si objekt!

Nga Gëzim Mekuli –

S’është asgjë tjetër ky marifet pos një tregues i “kompleksit të vlerave të vogla”.

Shkojmë më tutje:

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk e kam parë, e as lexuar gjëkundi, kurrë e asnjëherë, që në mënyrë të organizuar nga media, pushteti, e as nga grupacionet sportive të Kosovës, të ishte shkruar: “vëlla, vëlla, vëlla”, për sportistët shqiptarë që vinin të luajnë në Kosovë nga Tirana ose anasjelltas. (Përjashtuar Plisat dhe Kuqezinjtë)

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk kamë parë fotografi të tilla, ku femra përdoret si send e si rekvizitë për të pritur kundërshtarët sportiv. Kurrë, asnjëherë e askund nuk kam parë “fotografi sporti” më të keqe, më të paqëlluar e më skandaloze se kjo që u bë në aeroportin e Kosovës.

A e keni parë kund të shkruar, në mënyrë të organizuar nga media e nga organizatat sportive e josportive: “vëlla, vëlla, vëlla”, në shtetet ku shkojnë të luajnë si mysafirë sportistët e Kosovës apo të Shqipërisë?

Vëllezër e motra,

Nuk ka kombe me “rëndësi të veçantë” e kombe “pa rëndësi fare”. Nuk ka kombe “më të rëndësishme” e “më pak të rëndësishme”.

Ka vetëm kombe me pseudoqeveri, me pseudogazetari e me politikanë të paditur, të cilët ndërtojnë komplekse e bindje kolektive tek masat sikurse: “Ti je i vockël” e ai tjetri, nga shteti tjetër, “është më i madh se ty”.
Kompleksi i vlerave të vogla se, “Ti je më pak i rëndësishëm”, sepse je shqiptar, e ai është “më i rëndësishëm e më me vlerë”, sepse është anglez, amerikan, gjerman, italian, grek, serb e zvicëran”, është vazhdimësi dhe prodhim politik e social që vjen nga robnia e nga udhëheqësit me mentalitet prej shekullit të XIX.

Ardhja e sportistëve anglezë në Kosovë na shpërfaqi diagnozën që ne e kemi qe 200 vjet: Është pra kompleksi i vlerave të vogla, bro! Kjo është sëmundje që vie nga pushtimi e nga qeveritë e paditura, bro!
PIKË! PIKË! PIKË!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?