Bruksel, Edita Tahiri: Dy kushtet e Beogradit u kundërshtuan nga Prishtina

Edita Tahiri, ministre për dialog, është kthyer të premten nga raundi i fundit i negociatave që ka zhvilluar në Bruksel me autoritetet e Serbisë, me besimin se fqinji verior do të detyrohet ta zhbllokojë procesin e pajisjes së Kosovës me kod të vet telefonik.

Në takim janë dakorduar disa çështje që lidhen me reciprocitetin në tabela të automjeteve dhe me njohjen e diplomave, shkruan sot Koha Ditore.

Në takimin e përmbyllur në fundmuajin e shkuar, autoritetet serbe kanë paraqitur dy kushte në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, në shkëmbim të dhënies së dritës jeshile që ITU-ja t’ia ndajë kodin telefonik Kosovës.

Me të parin kërkojnë që dega e Telekomit të Serbisë të ketë shtrirje në gjithë Kosovën. Me të dytin, që kësaj dege t’i lihen asetet e Telekomit të Kosovës që serbët i mbajnë të uzurpuara prej pasluftës.

Të dyja janë kundërshtuar nga Prishtina zyrtare.

 

SHKARKO APP