Bruksel, vijon dialogu Kosovë-Serbi, Borell: Më vjen mirë që BE u kthye në rolin udhëheqës në proces

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po takohen sot në Bruksel, për herë të parë ballë për ballë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Takimi i sotëm pason një video-konferencë që u mbajt të dielën me të cilën u shënua edhe rifillimi i bisedimeve të pezulluara që nga vjeshta e vitit 2018.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha para takimit se është “i kënaqur të shoh se Bashkimi Evropian është rikthyer në timonin e procesit. Presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës janë sot me ne në Bruksel për takimin e parë ballë përballë”, tha ai duke theksuar se duke u takuar për të dytën herë në një javë, “të dy udhëheqësit dëshmuan përkushtimin e vendosur për bisedimet e lehtësuara nga BE-ja ndërmjet tyre dhe unë e mirëpres këtë”.

Ai u bëri thirrje të dyja palëve “që t’u qasen bisedimeve të sotme në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit dhe duke pasur në mendje të ardhmen evropiane të qytetarëve të tyre në Kosovë dhe Serbi”.

I dërguari i posaçëm e Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se me takimin e së dielës procesi u kthye në binarë pas 20 muajsh.

Çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë pritet të jetë ndër temat e para të diskutimeve të sotme të cilat u mirëpirtën edhe nga presidenti i Këshillit Evropian, Charkes Michel, i cili takoi udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë para fillimit të takimit./ Marre nga Zeri i Amerikes

SHKARKO APP