Bugajski: Rusia mund të nxisë fillimin e luftës mes Kosovës e Serbisë

Placeholder Image

Në një intervistë për EWB, Anëtari i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Europiane në Washington, Janusz Bugajski, i cili është njohës i mirë i situatave politike në Ballkan, ka paralajmëruar se Rusia, për të shpërndarë influencën e saj, mbase do të donin të rifillonin një luftë në mes të Kosovës e Serbisë, ose në Bosnje, apo edhe në Maqedoni.

Bugajski në një intervistë për EWB, pohoi se rusët janë gati për këto gjëra, sepse duan ndaljen e zgjerimit të NATO-s në Ballkan.

“Kjo çfarë po bënë Rusia, s’është thjeshtë veç përzierje, vazhdimisht dëgjojë duke thënë ‘Rusia po përzihet’, është më shumë se përzierje kjo çfarë po bënë Rusia.

Ata po përdorin këtë regjion për ta minuar fuqinë e Perëndimit, ta parandalojnë zgjerimin e NATO-s dhe BE-së. Mbase, në një pikë, ata do të donin të fillonin një luftë në Bosnje, Maqedoni, ose mes Kosovës e Serbisë, më mënyrë që ta tërheqin vëmendjen e NATO-s dhe kështu të injektohen vet ata si kujdestar të kësaj pjese.

Në traditën e Rusisë është që t’i fillojë konfliktet dhe më pas të vijë si ndërmjetës për ta rritur rolin e vet në regjion”, tha Bugajski për EWB.

SHKARKO APP