“Burrat me mustaqe” festojnë në nder të burrave të kombit

Milot Hasimja, organizator i aktivitetit burrat me mustaqe, tha se ky organizim është tradicional, dhe se, siç pohoi, ai ky është vetëm respekt për burrat e Shqipërisë, trasnemton KP. “Ky është viti i tretë që po organizojmë një feste e cila ndoshta i ik kornizave të zakonshme të festimit e kjo është festa ‘Burrat me mustaqe”. Me rritjen e mustaqeve siç po e shihni me burrat që i kam këtu mbrapa po tregojmë respektin që e kemi për ata njerëz, ata burra dhe gra të cilët e kanë nënshkruar deklaratën e pavarësisë edhe jemi ku jemi sot e festojmë 102 vjetorin e pavarësisë tonë”, ka thënë ai.

Ai tha se në vitet e ardhshme synojnë që të hynë edhe në Librin e Ginisit sa u përket burrave me mustaqe. Ndërsa,Petrit Bylykbashi, pjesëmarrës në aktivitet, u shpreh se kjo që kanë organizuar është në nder të burrave të kombit. “Jemi në nderimin e burrave të kombit të heronjve tonë ku pothuaj të gjithë kanë pasur mustaqe disa edhe me mjekra jemi për nderimine tyre”, ka thënë ai.

Po ashtu, edhe Labinot Ibërdemaj, pjesëmarrës në aktivitet, pohoi se ky aktivitet shënohet për shkak të festës së flamurit. Është një iniciativë që e kemi marrë në mënyrë e kisha falënderua edhe ideatorin e kësaj iniciative është Altrit Bytyçi ai jeton në Amerikë ka qenë ide mjaft kreative një mënyrë tjetër për me festu , e cila ka filluar të bëhet tradicionale e cila ka filluar të bëhet tradicionale prej 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë “ , është shprehur ai. Përpos këtij aktiviteti i cili është organizuar në mënyrë vullnetare, Komuna e Prishtinës, ka organizuar edhe një koncert folklorik në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’, si dhe disa aktivitete për fëmijë.

“Express”

SHKARKO APP