Burri serb i drejtohet Haradinajt: Ti qenke trim!

Një banor i nacionalitetit serb i fshatit Kremenatë të Kamenicës, i ka ofruar mbështetje kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, nëse ky i fundit i ndal vjedhjet të cilat, sipas tij, po ndodhin në këtë fshat.

Ai tha se ndjehen të lirë në vendin e tyre, por se vjedhjet në fshatin i cili ndodhet afër kufirit me shtetin serb, janë shumë të zakonshme – si për serbët ashtu edhe për shqiptarët.

Ai madje e vlerësoi vizitën e Haradinajt në këtë pjesë si shumë të guximshme.

“Ti qenke trim, ne jemi të lirë këtu. Në Kamenicë nuk isha ardhur, por erdha për ju… Kemi problem me vjedhje. Vidhet gjithçka, edhe neve edhe shpatarëve… Nëse na siguron këtë që nuk ka vjedhje, keni votën time”, u shpreh ai. /KosovaPress/

SHKARKO APP