Bushati: Politika e Daçiç, viktimizim, kombinuar me teatralitetin dhe agresivitetin

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi Srđan Darmanović, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë.

Bushati u pyet mbi deklaratat e homologut serb Daçiç  për të cilin tha se po përdor viktimologjinë, por kjo metodë në një plan afatgjate do të jetë kunderproduktive.

Ai kërkoi më shumë repsekt per fqinjet dhe ndërkombëtarët

Përdorimi i viktimologjisë si metodë politike e kombinuar me teatralitetin dhe agresivitetin, ndonëse në një plan afatshkurtër mund të ketë efekte befasuese besoj se në planin afatgjatë mund të jetë veçse kundër produktive.

Respekti për drejtësinë ndërkombëtare, respekti për fqinjët është një parakusht për stabilitetin sigurinë dhe demokratizimin e mëtejshëm të rajonit.”- tha kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati.

SHKARKO APP