Cakaj: Kosova gjithmonë ka fituar nga mbështetja e SHBA-së, hap drejt normalizimit të marrëdhënieve
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka përgëzuar marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si një hap i jashtëzakonshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë.
Për Cakajn kjo marrëveshje do të krijojë jo vetëm parakushtet për një zhvillim të hovshëm ekonomik të Republikës së Kosovës, por edhe do të mundësojë zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, si një prej pjesëve më të dhimbshme nga lufta e fundit në Kosovë.
Më tej, Cakaj shtoi se njohja e pavarësisë së Republikës të Kosovës nga Izraeli është shenjë e rikthimit të fuqishëm të kauzës së drejtë të saj në arenën ndërkombëtare.
Postimi i plotë
Kosova gjithmonë vetëm ka fituar nga ndërhyrja dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është një hap i jashtëzakonshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë.
Kjo marrëveshje do të krijojë jo vetëm parakushtet për një zhvillim të hovshëm ekonomik të Republikës së Kosovës, por edhe do të mundësojë zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, si një prej pjesëve më të dhimbshme nga lufta e fundit në Kosovë.
Njohja e pavarësisë së Republikës të Kosovës nga Izraeli, ndërkaq është shenjë e rikthimit të fuqishëm të kauzës së drejtë të saj në arenën ndërkombëtare. Zoti i bekoftë shqiptarët, Kosovën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
🇦🇱 commends 🇺🇸 & @POTUS efforts to normalise 🇽🇰-🇷🇸 relations through joint economic projects & strengthening 🇽🇰 statehood int'ly & securing new allies. Yet again, 🇺🇸 is proving to be a steadfast & indispensable partner to 🇽🇰. Thank you @RichardGrenell for the tremendous job. pic.twitter.com/nAaoeyw00o
— Gent Cakaj (@CakajGent) September 4, 2020