Cakaj: Mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Sesionin e Ministerialit të 130-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili u drejtua nga kryesia greke e KiE dhe për shkak të situatës pandemike, u zhvillua online. Sesioni i këtij viti ishte i veçantë, pasi data 4 nëntor 2020, përkon me 70 vjetorin e miratimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ndër tema të rëndësishme të diskutuara me përfaqësuesit e lartë të 47 vendeve anëtare në këtë Sesion, Kryediplomati Cakaj theksoi edhe nevojën e menjëhershme të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Një gjë është e sigurt: mbështetja e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, është jo vetëm historikisht e drejtë e politikisht e arsyeshme, por edhe kontribut i drejtpërdrejtë për forcim të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave e lirive themelore në Evropë…” – shprehu bindjen Cakaj në një postim në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?