Carl Bildt: NATO-n të rrisë fuqinë e trupave ushtarakë në Kosovë

Ish-kryeministri i Suedisë Carl Bildt i ka kërkuar NATO-s dhe Bashkimit Europian që të rrisë prezencën e trupave ushtarakë në Kosovë dhe Bosnje. Kërkesa e tij ka ardhur për shkak të situatës në të cilën ndodhen vendet dhe diskutimeve për ndryshimin e kufijve.

Në një postim në Twitter, Bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, tha: “Rekomandimi im për NATO-n dhe BE-në është që të fillojë të rrisë fuqinë e trupave ushtarakë në Kosovë dhe Bosnje, për shkak të paqëndrueshmërisë që ky diskutim do të shkaktojë.”

Ai ka shoqëruar kërkesën e tij me një postim të Qendrës për Reformën Evropiane (CFE) ku shkruhet: “Për  herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, disa nga konfliktet e ngrira të Ballkanin Perëndimor duket se janë shkrirë. A mundet Bashkimi Europian të sigurojë që konfliktet të përfundojnë me paqe?”

Swiss Digital Desktop Reklama

Korrigjimi i kufijve të Kosovës ka shkaktuar shumë debate jo vetëm në rajon por edhe më gjerë duke ngritur shqetësime se do krijojë destabilitet në rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?