Ç’dashuri! Babai tenton të vrasë djalin, pasi mori një vajzë pa pëlqimin e tij
Për dashurinë është shkruar e është kënduar pa fund, sidomos në kohët moderne në të cilën po jeto jmë aktualisht.
Por ka edhe nga ata që nuk e konceptojnë dot atë.
Një person në fshatin Hoçë e Qytetit në Prizren ka tentuar të vrasë djalin e vet për shkak se ky i fundit ka marrë një nuse pa pëlqimin e tij.
Viktima ende është në jetë dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në QKUK. Kurse, i dyshuari ka tentuar ta vrasë veten, por është bindur nga policia, e cila më pas e ka arrestuar.
Patrulla e parë që ka arritur në vendin e ngjarjes ka konfirmuar rastin dhe ka informuar se i dyshuari kishte tentuar ta vrasë edhe veten e tij me armë por është bindur nga një polic patrullues që armën që e kishte mbështet në kokë ta lëshojë në tokë, pas disa çastesh i dyshuari e ka lëshuar armën dhe i ka zbatuar urdhrat e personave zyrtarë.
Motivi i vrasjes në tentativë dyshohet të jetë pakënaqësia e prindit që i biri e ka një vajzë për nuse pëlqimin e tij. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit, ai po mbahet në ambientet e policisë.