Çejku: Shengeni Ballkanik, axhendë diplomatike e sforcuar
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Arben Çejku e sheh nismën e Shengenit Ballkanik si një axhendë diplomatike të sforcuar. Ccejku tha në emisionin “Përballë“ në RTSH për kryeministrin Rama kjo është një sfidë personale.
“Është axhendë diplomatike e sforcuar pa produkt konkret. Ka patur edhe dy nisma të tjera përpara që kanë dështuar. Takimi i Durrësit, i ashtuquajturi samit, është një sfidë personale për Kryeministirin, I cili nëse nuk merr një përfaqësues të Kosovës në këtë takim, e gjithë kjo që ka ndodhur deri tani, takimi i Novi Sadit dhe Ohërit, bien poshtë“, – tha Ccejku në RTSH.