Çejku: Zgjatja e bisedimeve LDK-VV, e panevojshme

I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila në RTV ORA, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku ka thënë se zgjatja e bisedimeve mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje është e panevojshme.

Çejku: Për mua kjo zgjatje e bisedimeve është e panevojshme. Ne e dimë që kishte një diskutim paraprak mes LDK dhe VV për një koalicion, pra palët kishin një tendencë përafrimi, megjithatë fushata elektorale u bë e tillë që VV dhe LDK nuk shkëmbyen akuza. Koalicioni i tyre ishte një koalicion ëprballë PDK dhe qeverisë në detyrë. Nga momenti kur mbaruan zgjedhjet, u duk se kush janë fituesit, dhe pritja e rezultatit përfundimtar, ishte një mekanizëm për të relaksuar bisedimet, por kjo nuk i pengonte palët për tu ulur dhe biseduar dhe për të marrë përgjegjësitë. 

Mungesa e përcaktimit të disa kritereve të koalicionit është e pajustifikueshme, pasi kosova që në gusht është pa qeveri, dhe siaps ritmeve deri në janar nuk do të ketë qeveri. Kemi precedent të mëparshëm ku një koalicion VLAN në 2014 e zgjatën 6 muaj këtë idenë e bisedimeve dhe në fund Isa Mustafa bëri një kapërcim dhe bëri koalicion me PDK. Tani, jemi këtu që pritshmëritë e qytetarëve është që këto dy parti duhet të formojnë koalicionin sa më shpejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?