Censi i popullsisë, Kosova ka 1.602.515 banorë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot të dhënat përfundimtare të regjistrimit të popullsisë. Sipas përllogaritjeve popullsia rezidente në Kosovë është 1.602.515. Nga Censi rezulton se tre komunat me popullsinë më të madhe në Kosovë janë Prishtina, Prizreni dhe Ferizaj.
Regjistrimi i popullsisë është realizuar përgjatë shtatë javëve, nga 5 prilli deri më 24 maj të këtij viti. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se publikimi i shifrave nga procesi i regjistrimit të qytetarëve shënon një ditë të rëndësishme për Kosovën, pasi janë me vlerë shumë të madhe.
“Regjistrimi i fundit u krye në vitin 2011 mjaftueshëm kohë për tu bërë pjesë e kujtimeve historike, por tani fal standardeve të avancuara dhe teknologjisë kemi një pasqyrë të saktë të realiteti tonë dhe një bazës të re për të zhvilluar e ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Kurti.